75 Mall Live Search
13:29 / E Enjte, 03 Mars 2022 / B O

Koeman: Laporta 1000 herë më tha se Xavi nuk do të jetë trajner i Barcelonës!

Ronald Koeman ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit nga Barcelona. Trajneri holandez ka kritikuar Laportën për vendimin e tij, ndërsa ka zbuluar disa të pathëna.

“Ata nuk më dhanë kohën që i dhanë trajnerit të ri, Xavi. Është ende e dhimbshme për mua. Punoja me shumë lojtarë të dëmtuar. Tani Pedri e Dembele janë kthyer në formë, ndërsa me mua ishin të lënduar. Laporta më tha 1000 herë mua se nuk do të jetë trajner i Barcelonës sepse ka përvojën e duhur. Doja shumë të kem sukses si menaxher në Barcelonë, të bëja gjithçka që mundesha, por kuptova që Laporta donte të më hiqte qafe sepse nuk isha emëruar nga ai. Edhe mua do të më pëlqenin nënshkrimet që ka tani Xavi, por unë nuk i kisha” ka thënë Koeman./Indeksonline/