Koeman merr lajmin e keq nga infermieria, Manaj mund ta shfrytëzoj situatën

Sergio Aguero nuk mund të luaj për Barcelonën deri në muajin nëntor për shkak të një lëndimi.
Transferimi më i madh i verës për skuadrën katalonase ka pasur probleme dhe do t’i duhet një kohë e gjatë derisa të jetë i gatshëm për të luajtur.
Këtë situatë do ta shfrytëzoj për së miri Rey Manaj.
Sulmuesi shqiptar mund të qëndroj te skuadra e parë e Barcelonës derisa Aguero të rikthehet në formë.
Manaj ka shkëlqyer në ndeshjet parasezonale me skuadrën e Barcelonës. /IndeksOnline/