Koeman: Messi është futbollisti më i mirë në botë, knaqësi të punoj me të!

Trajneri, Roland
Koeman e ka mirëpritur vendimin e Messit për të qëndruar në Barcelonë.
Tekniku holandez është shprehur i lumtur që Messi ka vendosur të qëndrojë te Barcelona,
pasi ai thotë se është lojtari më i mirë në botë, shkruan IndeksOnline
“Është fantastike”, u shpreh ai fillimisht për vendimin e Leos që të qëndrojë në Barcelonë.
“Të gjithë e dinë ai është më i miri në botë dhe ta kesh atë në ekip është e mrekullueshme. Më rëndësi për ne është që tani Leo të jetë gati për të luajtur, në kualitetet e tij askush s’dyshon dhe është fantastike që do të jetë pjesë e këtij sezoni me Barcelonën, të gjithë janë të lumtur”.
Kujtojmë se Messi ishte shumë afër që të largohej nga “Camp Nou”, por në fund ai vendosi të qëndroj edhe për një sezon.