Koeman për të ardhmen e Luis Suarez: Ai kthehet në Ajax?

Skuadra e Barcelonës po merr një kahje tjetër me ardhjen e trajnerit të ri, Koeman.
Tekniku holandez, ka thyer heshtjen ku ka folur për të ardhmen e sulmuesit, Luis Suarez, shkruan IndeksOnline
Si duket uruguaiani nuk do të jetë në planet e Koeman, dhe këtë e ka thënë edhe vet trajneri sot.
“Suarez të kthehet në Ajax? Nëse kjo ju bën të lumtur, atëherë është në rregull”, tha ai.
Kështu, flitet se Suarez do të rikthehet te klubi i tij i mëparshëm, pasi në Barcelonë duke se nuk ka vend.