75 Mall Live Search
08:02 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / C E

Koeman poshtëron historinë 122 vjeçare të klubit, mediat dhe fansat i sulen ashpër

Hera e fundit që skuadra nuk e kaloi fazën e grupeve ishte në vitin 2000 ndërsa në edicionin 2003/04 ekipi nuk mori pjesë në turne.

Janë edhe 180 minuta pa asnjë goditje ne kuadrat! Katastrofe, me pak fjale…

Ronald Koeman tani duket se e ka mbyllur fatin e tij te Barcelona. Këto janë hapjet online të shtypit spanjoll:

“Me litarin rreth qafës” titullon As dhe sondazhi tashmë i nisur: “A duhet Barcelona të përjashtojë Koeman?”.

“Kjo është një gërmadhë” shkruan Marca.

Mediat katalanase: “Një tjetër dramë e Barça ne Da Luz” dhe një fakt theksohet: kurrë në historinë e Ligës së Kampionëve skuadra nuk kishte filluar me dy humbje.

“Barça rrëzohet përsëri në Lisbonë” shkruan Sport.

Dhe ka notat e dhëna: të gjitha kryesisht të pamjaftueshme, me përjashtim të Pedrit, i vetmi që mbijeton.

Më i keqi nga të gjithë është Luuk de Jong, i cili madje merr një 2 dhe mbiemrin “Torpe” (i ngathët).