13:45 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / A. A

Koeman thotë se Barcelona nuk është favorit për të fituar La Ligan

Ronald Koeman ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes me Granadan, e cila mund ta bëjë Barcelonën lider të ri në La Liga.

Trajneri holandez e ka të qartë që katalunasit duhet të fitojnë të gjitha ndeshjet për tu shpallur kampion.

Megjithatë, Koeman deklaroi se Barcelona nuk është favorit për të fituar titullin e kampionit.

“Skuadra që është lidere, është favorit për të fituar kampionatin dhe nuk jemi të parët. Unë si trajner gjithmonë mundohem ta përmirësoj ekipin, por kjo varet edhe nga gjendja financiare” deklaroi Koeman.

Barcelona ballafaqohet me Granadan, të mërkurën nga ora 19:00.

Aktualisht, Atletico Madridi është në vendin e parë me 73 pikë, ndërsa Real Madridi dhe Barcelona nga 71.

/Indeksonline/