75 Mall Live Search
10:51 / E Enjte, 29 Prill 2021 / Blerim

Koha e iftarit! Premierliga ua mundëson lojtarëve një ndërprerje të vogël gjatë ndeshjes

Të hënën në ndeshjen Leicester – Crystal Palace, gjyqtari i ndeshjes lejoi një ndërprerje të shkurtër në mënyrë që futbollisti, Wesley Fofana dhe Cheikhou Kouyate të bënin iftar.

Ishte portieri, Vicente Guaita ai që vonoi lojën në mënyrë që dy lojtarët të bënin iftar, shkruan IndeksOnline

Duke u bazuar në këtë situatë, gjyqtarët e Premierligës tani do të diskutojnë me kapitenët e klubeve para ndeshjes për të mësuar nëse ndonjë lojtarë që luan është me Ramazan.

Nëse ka lojtarë që janë agjerushëm gjatë ndeshjes, atëherë do të ketë pauzë të shkurtër në mënyrë që ata të bëjnë iftar./IndeksOnline/