75 Mall Live Search
23:52 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Koha kur burri i Albulena Haxhiut kërcënonte me vrasje Kadri Veselin

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti gjatë ditës së sotshme ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se bëri thirrje për vrasjen e liderit të LVV-së, Albin Kurti.

Por, nuk është hera e parë që bëhet thirrje për vrasjen e një lideri politik në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Tre vite më parë, saktësisht me 27 shkurt 2016, burri i deputetes nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi kishte bërë thirrje për vrasjen e Kadri Veselit.

“Pastë dorën e marë ai që të marrtë në shenjë.”, kishte shkruar ndër të tjera në postimin e tij Krasniqi.

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Haxhi Hotit për shkak të kërcënimeve që i ka bërë liderët të saj.

Indeksonline përmes burimeve  ka mësuar se Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e Haxhi Hotit.