11:13 / E Hënë, 13 Mars 2023 / B O

Koha kur Ismet Munishi pyetej për shkarkim dhe thoshte se ndihet i mbrojtur si ariu polar

Ismet Munishi është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Prishtinës. Humbja me Malishevën i ka kushtuar me punë Ismet “babës”.

Shkarkimi i tij vije vetëm pak ditë pasi Munishi tha se është trajneri më i mirë në Kosovë.

Pak kohë më parë Indeksonline e kishte pyetur trajnerin e Prishtinës se a i frikësohet shkarkimit pasi ecuria e tij nuk ishte siç ishin pritshmëritë.

“Nuk bëhet fjalë për shkarkim. Ndihem i mbrojtur te Prishtina sikur ariu polar. Ne nuk i kemi pikët që i kemi meritu” kishte thënë Munishi.

Por duket se me ngrohjen e temperaturave ariu polar më nuk ka fuqinë e tij dhe ka ngelur në breg!/Indeksonline/