75 Mall Live Search
15:48 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Koha kur Jose Antonio Reyes mori mbi shpatulla Real Madridin dhe e shpalli kampion

Bota e futbollit sot u trondit nga lajmi për vdekjen e futbollistit të njohur, Jose Antonio Reyes.

Spanjoll bëri një aksident gjatë orëve të mëngjesit dhe nga plagët e marra nuk arriti të shpëtoj, transmeton Indeksonline.

Reyes në të kaluarën kishte luajtur për skuadra të ndryshme si Real Madrid, Arsenal, Sevilla, Atletico Madrid etj.

Në Real Madrid ai është i njohur pasi ia solli titullin e La Ligas në sezonin 2006/2007.

Po zhvillohej ndeshja e fundit e sezonit mes Real Madrid dhe Mallorca. Mysafirët ishin duke shënuar fitore 0:1. Ky rezultat e shpallte kampion Barcelonën.

Në minutën e 66-të, në lojë hyri Reyes dhe u largua Beckham. Vetëm dy minuta më pas, Reyes shënoi për ta barazuar rezultatin.

Ky gol i dha shpresë Realit për ta fituar titullin.

Kur po zhvillohej minuta e 83-të, Reyes bëri një goditje jashtë zone e cila përfundoi në gol.

Me këtë gol Reali siguroi titullin e La Ligas. Këtë histori tifozët e Realit gjithmonë e kujtojnë me emocione./Indeksonline/