75 Mall Live Search
14:31 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Koha kur klubi kosovar sfidonte Barcelonën, 6 vjet nga oferta e Hajvalisë për Luis Suarezin

Gjashtë vjet më parë UEFA-ja dhe FIFA e kishin dënuar Luis Suarezin me katër muaj moslojë pasi kishte kafshuar në krah futbollistin italian, Chiellinin.

Barcelona dëshironte transferimin e tij, por nuk do të mund ta fuste në lojë Suarezin deri në muajin tetor, transmeton Indeksonline.

Duke e parë këtë situatë, klubi i Hajvalisë kishte tentuar që ta transferonte sulmuesin nga Uruguai.

Këtë e kishte konfirmuar edhe drejtori i atëhershëm i klubit kosovar, Xhavit Pacolli.

“Suarezi nuk mund të luajë në 4 muajt e ardhshëm. Meqë ne nuk jemi ende të pranuar në FIFA ai mund të luajë për ne. Ne do ta dërgojmë një ofertë në drejtim të Liverpoolit”, ishte shprehur Pacolli për “Sport Plus”-it.

 Besohet se Hajvalia do t’ia jepte 25 mijë funte Liverpoolit dhe Suarezi do të kishte pagë prej 1200 funte.

Por, ky transferim asnjëherë nuk ndodhi pasi Barcelona e bleu Suarezin./Indeksonline/