18:17 / E Martë, 31 Mars 2020

Koha kur Kurti thoshte: Ata që e shkelin kushtetutën janë super kriminel

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në vitin 2015 kur temë e nxehtë diskutimi ishte Asociacioni i komunave me shumicë serbe, i thoshte Isa Mustafës që aso kohe ishte kryeministër, se me shkeljen e kushtetutës ai ishte shndërruar në një kriminel. Madje gjuha e tij shkoj edhe më tej, duke e cilësuar Mustafën si një superkriminel, meqë ky i fundit përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk ishte tërhequr.

Në vendimin e Kushtetueses  thuhej që parimet e përgjithshme të Asociacionit, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetueses, duke e bazuar këtë në nenin  3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës.

“Ky njeri e ka shkel ligjin. Ky njeri është kriminel. Ky njeri ka shkel kushtetutën, është super kriminel. Ai që shkel kushtetutën është super kriminel. Nuk ka kriminel sot më të madh  nëpër burgje se Mustafa që  ka shkel kushtetutën e nuk po tërhiqet”, ishin fjalët e Kurtit drejtuar Isa Mustafës./IndeksOnline/