20:58 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Koha kur Loredana bënte ‘vjedhje’ në dyqane

Ditët e fundit temë mjaftë aktuale ka qenë rep artistja, Loredana Zefi. Kjo për shkak se ajo u akuzua nga një çift zviceran se i kishte mashtruar dhe vjedhur 900.000 franga.

Për koincidencë, Loredana edhe në të kaluarën kishte bërë “vjedhje”, transmeton Indeksonline.

Në këngën “Ke pi sonte” të këngëtarit Yll Limani, protagoniste në videoklip ishte Loredana.

Në një skenë të videoklipit, ajo paraqitet kinse po vjedh në një dyqan.  Këtë skenë mund ta shihni nga minuta 1:07.

Zefi sot u paraqit në një konferencë për media, ku pranoj se ka marrë para por jo me dhunë. Sipas rep artistes, çifti zviceran i kishte dhënë ato para me dëshirë./Indeksonline/