Koha kur Shaqiri e mposhte i vetmuar Bullgarinë, çfarë eurogola shënoi atë ndeshje

Sonte Kombëtarja e Zvicrës do të luajë ndaj Bullgarisë, në ndeshjen e vlefshme për parakualifikimet në kupën e botës “Katari 2022”.
Nëse shfletojmë historinë, e shohim se Zvicra ka luajtur edhe më herët me Bullgarinë. Dhe një nga ndeshjet që mbahen në mend gjatë, është ajo e vitit 2011 në Kampionatin Evropian, shkruan IndeksOnline
Bullgaria ishte duke fituar me rezultat 1 me 0, kur u shfaq Xherdan Shaqiri.
Ylli kosovar shënoi tri gola në këtë ndeshje dhe secili gol ishte më i mirë se tjetri.
Ndeshja atë vit kishte përfunduar me rezultat 3 me 1 në të mirë të Zvicrës.
Kujtojmë se sonte Bullgaria dhe Zvicra takohen nga ora 18:00./IndeksOnline/