75 Mall Live Search
18:30 / E Diele, 14 Dhjetor 2025 / AR

Koha nuk e ndryshon Teutën, bukuria e saj magjeps edhe sot

Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga përfundimi i serialit të njohur “Kafeneja Jonë”, Teuta Krasniqi vazhdon të mahnisë publikun me të njëjtën energji dhe bukuri natyrale që e bëri të dashur nga të gjithë.

Fansat që e ndoqën në rolin e saj në serial ende e kujtojnë me nostalgji, ndërsa sot Teuta rrezaton një hijeshi dhe ëmbëlsi që nuk zbehet nga koha, transmeton Indeksonline.

Me paraqitje elegante dhe stil të veçantë, ajo tregon se talenti dhe prezenca e saj në ekran nuk janë të lidhura vetëm me vitet e rinisë.

Bukuria dhe profesionalizmi i saj vazhdojnë të magjepsin, duke e bërë Teutën një figurë të paharrueshme të skenës shqiptare./Indeksonline/