Koha pandemie: Ishte në vet-izolim, por policia kur shkon ta vizitojë nuk e gjen

Një qytetar nga Prishtina, i cili po qëndron në vet-izolim në shtëpinë e tij, ka befasuar gjatë ditës së djeshme policinë, transmeton IndeksOnline.
Kjo pasi që në një vizitë që policitë kishin shkuar t’i bënin në shtëpinë e tij, nuk e kishin gjetur aty. Kësisoj për mos respektim të rregullit të vet-izolimit, personi në fjalë është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline