75 Mall Live Search
12:33 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / Blerim

Koha për hakmarrje, me VAR s’do të anulohej/ Ky ishte super-goli i Lampard që s’ishte pranuar në ndeshjen Gjermani – Angli

Kombëtarja e Anglisë do të luaj ndeshjen e radhës në EURO20 në raundin eliminim-direkt kundër Gjermanisë.

Pas barazimit të gjermanëve 2 me 2 kundër Hungarisë, shorti në raundin tjetër do t’i takoj dy rivalet, Gjermani – Angli në 1/8 e finales, shkruan IndeksOnline

Germany Manuel Neuer: I 'fooled' the referee for Frank Lampard's disallowed  goal at World Cup 2010 | Goal.com

Hera e fundit që këto dy shtete u ballafaquan njëra me tjetrën në ndeshje zyrtare (Kupa e Botës dhe Kampionati Europian) ishte viti 2010 në 1/8 e finales në Kupën e Botës ‘Afrika 2010’.

Atë takim e kishte fituar Gjermania me rezultat 4 me 1, por po të pranohej një gol – gjërat do të shkonin ndryshe.

Në kohen kur rezultati ishte 2 me 1, Frank Lampard shënoi një super gol, por që s’u pranua padrejtësisht nga gjyqtarët. Topi kaloi vijnë, por që s’u pa nga gjyqtarët zyrtarë.

Po të ishte VAR-i, ky gol do të pranohej dhe ndoshta do të ishte një nga më të mirët e turneut.

Pas 11 viteve, këto dy shtete do të takohen mes vete në EURO20. Takimi zhvillohet në Wembley më 29 qershor./IndeksOnline/

Germany England World Cup Stolen Goal Video - Frank Lampard - Zimbio