13:19 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Koha për pak pushim!

Nëpër qytete të Kosovës bredhin shumë qen endacakë. Shumë nga ta shihen edhe në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit.

Por ka raste kur ata ndalen që të pushojnë nga ato bredhje sikur që ndodhi sot.

KosovaPressi ka kapur momentet kur disa nga qentë endacakë  po pushonin në një rrugicë prapa ndërtesës së Qeverisë.

Qentë e lodhur janë renditur afër njëri-tjetrit për të mundur të pushonin pak nga endjet e tyre nëpër qytet.