22:17 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Koha për “shpëtimtarin” e Allegrit!

Juves më në fund i rikthehet mbrojtësi gjerman, Benedikt Howedes.

Ardhur në ditët e fundit të tregut, si “shpëtimtari” i Allegrit, pas disa shitjeve të rëndësishme në mbrojtje, gjermani ka qenë kogja misterioz deri më tani.

Asnjë prani në fushë, vetëm shërim të gjatë dhe të ngadalshëm nga një problem fizik që është rritur gradualisht.

Tani gjermani është në dispozicion për ndeshjën ndaj Crotones. Me të në fushë mund të ketë edhe ndryshime në modulet e lojës së Allegrit. /IndeksOnline/