“Koha për të ndalur luftën”, Trump Netanyahut: Asnjë ofensivë tjetër ndaj Iranit

Pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj Iranit, presidenti Donald Trump i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se nuk duhej të priste veprime ushtarake të mëtejshme ofensive nga Shtetet e Bashkuara, sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë.
Pas bombardimeve të së dielës ndaj tre siteve kyçe bërthamore iraniane, Trump i shprehu Netanyahu-t se ishte koha për të ndaluar luftën dhe për të rikthyer negociatat diplomatike.
Sipas burimit të Shtëpisë së Bardhë, pozita e Trump ishte se SHBA kishte eliminuar çdo kërcënim të menjëhershëm nga Irani, dhe se vendi nuk kishte dëshirë të përfshihej më tej në veprime ushtarake.
Zyrtari shtoi se Netanyahu kishte kuptuar këtë qëndrim të presidentit Trump dhe se SHBA nuk dëshironte të ishte më e përfshirë në këtë situatë nga aspekti ushtarak.