75 Mall Live Search
15:12 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Koha po kalon, 4 shkurti po afron, Kurti në Pejë vikendin e kalon

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me atë të Kuvendit, Glauk Konjufcën si duket kanë vendosur ta kalojnë bashkë këtë të dielë.

Duke e parë se nuk po arrin marrëveshje me LDK-në, Kurti ka vizituar aktivistët në Pejë, transmeton Indeksonline.

“Duke ndodhur. Peja çdo ditë e më shumë në qendër të vëmendjes dhe vendimmarrjës.Pejë 26.01.2020”, ka shkruar njëri nga aktivistët e Vetëvendosjes, teksa ka postuar këto fotografi të Kurtit e Konjufcës”.

Të premten ishte takimi i fundit mes LDK-së e LVV-së, që u mbajt larg syrit të mediave.

Indeksonline përmes burimeve brenda takimit mësoi se nuk ka pasur përafrime në qëndrime mes dy partive.

Kurti ka kohë deri me 4 shkurt që të siguroi shumicën parlamentare nëse do të bëhet kryeministër./Indeksonline/