Koha shtesë shpëton Milwaukeen nga eliminimi, Lakersi fiton ndaj Houstonit

Milwaukee fitoi 118-115 ndaj Miami pas kohës shtesë, duke evituar eliminimin nga gjysmëfinalet e play off-it.
Skuadra nga Florida ishte shumë pranë finaleve në Konferencën e Lindjes (udhëheq 3-1 serinë), por koha shtesë ishte fatale për të. Adebayo realizoi 26 pikë e 12 rebound për Miamin, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Milwaukee u dallua Middletonin me 36 pikë.
Në Perëndim, skuadra e Lakersit fitoi 117-109 ndaj Houston, duke barazuar 1-1 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale.
Takimi në përgjithësi i komanduar nga kalifornianët, që patën epërsi në fushë. Davisi realizoi 34 pikë e 10 rebound, mbështetur edhe nga Jamesi me 28 pikë e 11 rebound, një dyshe që bëri diferencën në fushë (Harden realizoi 27 pikë për teksanët).
Konferenca e Lindjes, – Gjysmëfinale play off
Milwaukee – Miami, 118-115 (1-3)
Boston – Toronto, (2-2)
Konferenca e Perëndimit, – Çerekfinale play off
Lakers – Houston, 117-109 (1-1)
Clippers – Denver, (1-1)