15:04 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Kohë krize nga Koronavirusi, një familje në Pejë nxirret në rrugë

Këto ditë moti në Kosovë ka qenë i ftohtë. E tash e tre javë qytetarët e Kosovës po përballen edhe me virusin vdekjeprurës, Koronavirus.

Por për gjitha këto, pronari i një banesë në Pejë nuk deshi t’ia di.

Ai e hodhi në rrugë një familje me fëmijë.

Familjen Lajçi i hodhi në rrugë pronari i banesës ku ata banonin. E arsyeja del të jetë që ata nuk kishin se me çfarë para të bënin pagesën.

Në këtë situatë të pandemisë, ekspertët gjatë gjithë kohës bëjnë thirrje që të qëndrohet në shtëpi për t’u mbrojtur nga Koronavirusi.

Në rrjetin social është shpërndarë dhe një fotografi e familjes ku shihen edhe fëmijë.

“TURP! TMERR Familja Lajçi nga Peja qenka debuar sot nga banesa nga qiramaresi, per arsye se nuk ka pas mundesi ta beje pagesen! Te gjithe jemi te mbyllur ne karantine ndersa kjo Familje ne mes te rruges. Ju lutem nese nuk keni mundesi ta ndihmoni te pakten shperndajeni (SHARE) ndoshta dikush i del ne ndihme. Numri Familjes Lajçi 045524667 “, shkruan një profil në ‘facebook’.