75 Mall Live Search
10:47 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Kohë pandemie/ 10 persona luajnë bixhoz, ndërsa vetëm pronari arrestohet ne Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme, në orët e vona të mbrëmjes janë shoqëruar në stacionin policor dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në një lokal janë hasur duke luajtur bixhoz, transmeton IndeksOnline.

” Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i zhetonëve dhe letrave të bixhozit. Me vendim të prokurorit, pronari i lokalit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thekson raporti.