75 Mall Live Search
19:28 / E Shtunë, 24 Prill 2021 / Blerim

Kohfeldt kritikon sulmin: S’ishin kërkah!

Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt ka kritikuar skuadrën e tij për humbjen kundër Union Berlinit.

Bremen pas humbjes 3 me 1 ndaj Union Berlinit rrezikon rënien nga Bundesliga, shkruan IndeksOnline

Për këtë humbje, Kohfeldt kritikon sulmin, pjesë e saj ishte lojtari kosovar, Milot Rashica.

“Ne nuk sulmuam aspak. Pastaj kishim 15 minuta që nuk luajtëm fare, është e pashpjegueshme. Kah fundi ne provuam përsëri, por kjo ishte performancë e dobët. Në fund, me të drejtë humbëm”, ka thënë Kohfeldt.

Pas kësaj humbje, Bremen mbetët në pozitën e 14-të me 30 pikë./IndeksOnline/