75 Mall Live Search
21:55 / E Martë, 13 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Kojshitë nga Ballkani dorëzohen nga lartmadhëria e Messit dhe Argjentinës

Ka përfunduar ndeshja mes Argjentinës dhe Kroacisë, që u zhvillua nga ora 20:00.

Argjentina ka mposhtur Kroacinë me rezultat  3-0, kështu duke siguruar finalen e Kupës së Botës.

Golat për argjentinasit i shënuan: Lionel Messi në minutën e 35 nga penalltia shënoj golin e parë, më pas Julian Alvarez, thelloj rezultatin në minutën e 38-të dhe 69-të.

Argjentina në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Maroko- Francë. /IndeksOnline/