75 Mall Live Search
18:24 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

KOK mban kursin e 24-të me radhë, tani me Federatën e Kick-boksit

Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur sot kursin e 24-të me radhë për administratorët e sportit për Federatën e Kick-boksit të Kosovës.

Në këtë kurs pjesëmarrës ishin përfaqësues të federatës dhe klubeve të këtij sporti.

Ndërsa ligjërues ishin presidenti i Komiteti Olimpik, Besim Hasani së bashku me kolegët e tij, Elda Gjokën dhe drejtorin e Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani tha se KOK-u është duke vazhduar punën me federatat sportive dhe se ky kurs pritet t’i shërbejë shumë kësaj federate, pikërisht tani pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Sponsorizime.

Ndërsa, kryetari i gjyqtarëve të Kick-boksit, Burim Shala u shpreh se ky kurs është tejet i rëndësishëm, pasi që vazhdimisht administratorët e sportit kanë nevojë për dituri të reja, e sidomos ata të federatës që bëjnë një punë të palodhshme

Kick-boksi është federata e 24-të që ndoqi kursin që ka nisur të organizohet prej vitit 2017, dhe që mbështetet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.