75 Mall Live Search
18:14 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

KOK mbështet financiarisht përgatitjet e Donjeta Sadikut në Zvicër

Komiteti Olimpik i Kosovës vazhdon mbështetjen financiare për sportistët elitarë, kandidatë për të fituar normën Olimpike Tokio 2020.

Këtë herë, KOK është duke mbështetur boksieren Donjeta Sadiku, e cila ka udhëtuar në Zvicër, së bashku me trajnerin e saj, Besim Brahimi, në përgatitje speciale.

Sipas Federatës së Boksit të Kosovës (FBOXK), Donjeta do të përgatitet për Kampionatin Balllkanik “Antalia 2019”, që mbahet prej 10-15 dhjetor 2019 në Antalia të Turqisë.

Në Zvicër Donjetës do t’i mundësohen sparinge me boksiere nga Gjermania, Franca e Zvicra.

Garat kualifikuese për pikë Olimpike Tokio 2020, në boks fillojnë prej vitit të ardhshëm.