75 Mall Live Search
21:36 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

KOK mbështet vendimin e Qeverisë që të gjitha aktivitetet sportive të zhvillohen pa publik

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e Jashtëzakonshme të mbajtur sonte ka marrë masat preventive kundër koronavirusit.

Pas propozimit të ministres për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, u mor vendim që të gjitha aktivitetet sportive të zhvillohen pa praninë e publikut, deri në një vendim të ardhshëm.

Komiteti Olimpik i Kosovës mbështet vendimin e Qeverisë, duke konsideruar se shëndeti i qytetarëve të Kosovës, me theks të veçantë sportistëve, është primar.

KOK rekomandon të gjitha federatat sportive, klubet dhe sportistët t’i zbatojnë vendimet e marra.