KOK mbështetë rrugëtimin sfidues të Fikret Shatrit nga Prishtina në Tiranë

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka marrë vendim të mbështes rrugëtimin sfidues të Fikret Shatrit, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë.
Shatri, ish-basketbollist i Prishtinës, do të vrapojë 257 km me moton: “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”.
KOK do të mbulojë të gjitha shpenzimet e Shatrit që lidhen me këtë udhëtim.
Ai do të niset më 2 korrik nga Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, me fillim në ora 18:00, derisa në Tiranë pritet të arrijë më 4 korrik 2020.
45-vjeçari nga Istogu njihet për vrapime të gjata, derisa gjatë pandemisë së Covid-19 kishte vrapuar nga Prishtina deri në Istog.
