10:05 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / C E

KOK reagon pas dhunës në ndeshjen Ponte Prizreni – Peja, kërkon nga organet të veprojnë

Gjatë ditës së djeshme pati një përleshje në mes të lojtarëve dhe stafit të Ponte Prizrenit dhe Pejës.

Në video shihen basketbollistë dhe anëtar të stafit të skuadrave duke shkëmbyer grushte ndaj njëri-tjetrit.

Për këtë ka reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës që kërkon nga organet përgjegjëse të marrin masa.

Reagim i KOK-ut për dhunën e shfaqur në basketboll

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka ndjekur me shqetësim të madh dhunën në ndeshjen e basketbollit ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës, e vlefshme për gjysmëfinalen e Play Off-it.

KOK dënon ashpër dhunën e shfaqur, e cila më së paku i është dashur basketbollit dhe sportit në përgjithësi.

Për KOK-un, ajo që ndodhi mbrëmë në Prizren dhe javë më parë në ndeshje të futbollit, është e papranueshme dhe e patolerueshme.

KOK kërkon nga organet përgjegjëse të veprojnë konform rregulloreve të tyre, derisa inkurajon Këshillin Kombëtar për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport, të marrë masat e duhura ndaj atyre që shkaktuan incidentin.