KOK-u e nderon Edon Zhegrovën me “Çmimin special”

Komiteti Olimpik i Kosovës mbrëmë ka mbajtur ceremoninë “Lauratët e vitit 2024”.
Një çmim shkoi edhe për futbollistin e Lille, Edon Zhegrovën, shkruan Indeksonline

KOK-u e nderoi lojtarin e Kombëtares së Kosovës me “Çmimin special” për vitin e kaluar 2024.
Zhegrova nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni, kurse çmimin e tij e mori Vedat Bajrami, aktori i njohur që qëndron afër futbollistit për një kohë të gjatë./Indeksonline/