18:22 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / OSH

KOK-u nominohet për njërin nga çmimet prestigjioze të organizatës ndërkombëtare Peace and Sport

Komiteti Olimpik i Kosovës është nominuar për njërin nga çmimin prestigjioz #InciativaeVitit  për vitin 2020 të organizatës ndërkombëtare “Peace and Sport” (Paqja dhe Sporti).

KOK kishte organizuar kampanjën masive shpërblyese të publikimit të fotove dhe videove me letër të bardhë, duke përdorur mesazhet inkurajuese: #RriNshpi #BejSport #Kenaqu, të cilës iu kishin bashkuar më shumë se pesë mijë pjesëmarrës.

Për ta fituar KOK-u këtë çmim, duhet të vendos juria profesionale e “Peace and Sport”, ndërsa kontribut të madh mund të japin votuesit përmes platformës online, duke votuar në këtë.

Edhe ju mund të kontribuoni me votën tuaj në këtë LINK.