10:24 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Koka “arma” më e fortë e Atdhe Nuhiut, kosovari shënon tjetër gol në Championship (Video)

Atdhe Nuhiu po kalon në formën më të mirë në karrierë. Futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka shënuar një tjetër gol në Championship të Anglisë.

Kosovari realizoi një gol në humbjen e skuadrës së tij Sheffield Wed… 4 me 2 kundër QPR-së, shkruan IndeksOnline.

Nuhiu shënoi në minutën e 69’të, gol i realizuar me kokë, që është edhe “arma” e tij më e fortë.

Në pesë ndeshjet e fundit, Atdhe Nuhiu ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë një asistim.

Skuadra e tij, Sheffield gjendet në pozitën e 17’të në Championship me 47 pikë./IndeksOnline/

GOLI NË MINUTËN E 2:30!