Koka e Ujkani, të gatshëm për ta udhëhequr seancën konstituive
Jahja Koka, më i vjetri dhe Fjolla Ujkani më e reja, janë dy deputetët, të cilët do ta drejtojnë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Që të dytë vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa do të qëndrojnë në ballë të deputetëve derisa të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, raporton IndeksOnline.

Seanca konstituive pritet të nisë në orën 15:00, ndërsa deputetët kanë nisur t’i zënë vendet e tyre në sallë.
Kjo është legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës, e cila vjen pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit./IndeksOnline/
