15:26 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kokaina gjendet në bananet që dërgoheshin si donacione për të burgosurit

Autoritetet në Houston kanë gjetur drogë në bananet që dërgoheshin si donacion për të burgosurit, transmeton Indeksonline.

Vlera e drogës së gjetur e llogaritur me çmim të rrugës ishte 18 milionë dollarë. Bananet dërgoheshin në burg me arsyetimin se ishin të vjetruar dhe askush nuk po i blinte.

540 paketa të kokainës janë gjetur në 45 kuti të bananeve. Hetimet janë duke vazhduar dhe ende nuk ka ndonjë të dyshuar./Indeksonline/