Kokainë dhe para, Policia arreston të dyshuarin në Prishtinë

Sot rreth orës 14:50, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike kanë ndaluar një automjet të tipit Audi me targa të RKS-së, të cilin e drejtonte i dyshuari me iniciale B.S.
Gjatë realizimit të kontrollit në automjetin e lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar shtatë paketime të vogla me peshë rreth 4 gramë, e dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë.
Në vazhdën e angazhimeve policore antidroga e PK-së në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kanë realizuar një operacion kontrolli edhe në shtëpinë dhe banesën e personit të dyshuar në Prishtinë.
Gjatë operacionit të kontrollit në banesën e të dyshuarit të lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si në vijim:
- Substanca narkotike e dyshuar se është kokainë, e ndarë në disa pjesë, me peshë të përbashkët rreth 570 gramë, me vlerë tregu vendor rreth 57,000 Euro.
- Tri peshore digjitale,
- Njëmijë Euro, para kesh,
- 18 Dollarë amerikan,
- 160 Franga zvicerane,
- 20 Funta angleze,
- 20 dinar serb,
- Dy telefona dhe
- Një Automjet e tipit Audi.
Marrja e provave dhe procedurat tjera janë kryer nga njësia e Forenzikes.
Me vendim të prokurorisë i dyshuari ndalohet në mbajtje për vazhdimin e hetimeve të mëtutjeshëm.

