Kokainë në gjak të 5-vjeçarit, arrestohet babai i tij, nëna arratiset

Një 45-vjeçar u arrestua nga policia në Qipro pasi u gjet kokainë në trupin e një prej fëmijëve të tij të mitur, të moshës pesë vjeç.
Sipas oficerëve të policisë, më 21 maj, dy të huaj kërkuan nga një kimist në Limasol që të kryheshin teste për fëmijët e tyre të mitur, ku në trupin e një fëmije u gjet kokainë, transmeton Indeksonline.
Kimistja u bëri thirrje prindërve të paraqisnin një ankesë në Polici, gjë që ata nuk e bënë.
Rasti erdhi në vëmendjen e Policisë të hënën, më 24 maj.
Babai u arrestua dhe u ndalua ndërsa u për nënën u lëshua një urdhër arresti.
Sipas zëdhënësit të policisë Christos Andreou, ajo u arratis jashtë vendit të dielën me fëmijët./Indeksonline/