75 Mall Live Search
15:29 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / G T

Koke dhe presidenti i Atletico Madrid bëjnë homazhe për Diogo Jotan para ndeshjes me Liverpoolin

Kapiteni Koke dhe presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo – para ndeshjes me Liverpoolin bëjnë homazhe pranë stadiumit “Anfield” për të ndjerin, Diogo Jota.

Sonte në stadiumin “Anfield”, Liverpooli e pret ekipin nga La Liga, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League, faza e ligës, shkruan Indeksonline

Koke dhe Cerezo bënë homazhe për të ndjerin Diogo Jota, i cili ndërroi jetë muaj më parë për shkak të një aksidenti fatal.

Ndeshja mes “The Reds” dhe ekipit nga Madridi zhvillohet sonte nga or 21:00./Indeksonline/