Kokëdhembje për Ancelottin, mungesa të theksuara kundër Valencias

Skuadra e Real Madrid ka një test të vështirë nesër pasi udhëton në Mestalla për t’u përballur me Valencian.
Por, trajneri i Loc Blancos nuk do të mund të llogarisë në disa nga lojtarët kryesorë në këtë takim.
Italiani ka publikuar listën e 22 futbollistëve të ftuar për nesër, por individët si: Kroos, Modric, Bale, Mendy, Ceballos e Mariano nuk do t’i ketë në dispozicion.
Të dyja skuadrat kanë fituar nga 10 pikë në 4 ndeshjet e para.