75 Mall Live Search
09:06 / E Mërkurë, 03 Nëntor 2021 / C E

Kokëfortësia e Al Sadd, ballë për ballë me Laportën për çështjen e trajnerit

Klubi nga Katari, Al-Sadd, kërkon me çdo kusht nga Barcelona praninë e presidentit të “blaugranave”, Joan Laporta, për të zhbllokuar negociatat. Sipas programit Esport3, nëse presidenti i skuadrës katalane nuk udhëton për në Katar për të negociuar, do të duhet të paguajë një dëmshpërblim prej një milion eurosh për ndërprerjen e kontratës së Xavit me këtë ekip.

Në klubin e Katarit janë të vendosur që të mos presin delegacionin e formuar nga Rafael Yuste, zëvendëspresidenti sportiv i Barcelonës, dhe Mateu Alemany, drejtor i futbollit. Përfaqësuesit e Al-Sadd duan të flasin ballë për ballë me presidentin e Barcelonës, përndryshe, do të dërgojnë faturën për, që për “blaugranat” konsiderohet shpenzim i tepërt, për të shkëputur Xavin nga Al Sadd.

Kjo është një shumë e rëndësishme, pasi Barcelona ka një limit pagash prej vetëm 3.5 milionë euro për të nënshkruar me Xavin dhe stafin e tij.

Po ashtu, sipas të njëjtave informacione, ish-futbollisti e Barçës dhe përfaqësueses spanjolle ka arritur marrëveshjen me klubin për pjesën e mbetur të sezonit dhe dy vitet e ardhshme.