75 Mall Live Search
16:34 / E Diele, 01 Shtator 2024 / G T

“Kokëkuqja” fiton në shtëpi, Charles Leclerc merr Çmimin e Madh të Monza-s

Charles Leclerc me Ferrari fitoi sot pasdite garën e Cmimit të Madh të Italisë në Formula 1 zhvilluar në pistën e Monza, suksesi i dytë sezonal për të.

Piloti i “kokëkuqes” e nisi garën nga vendi i katërt, por arriti ta fitojë atë falë menaxhimit më të mirë të gomave, duke lënë pas dy makinat McLaren, me Oscar Piastri (i dyti) që la pas shokun e tij të skuadrës Lando Norris (i treti).

Image

Një garë mjaft e mirë e makinës italiane, që arriti një fitore të madhe para tifozëve të saj. Ky është suksesi i shtatë në karrierë për Leclerc. Në vendin e katërt u rendit makina tjetër Ferrari, ajo e Carlos Sainz, që gjithashtu bëri një paraqitje të mirë. Më pas, u klasifikua Leëis Hamilton me Mercedes, i pesti./Indeksonline/

Image