75 Mall Live Search
09:59 / E Premte, 25 Prill 2025 / S Z

Kokën para, trupin drejt, Kurti shukatet para mediave

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të mbahet seanca konstituive.

Edhe këtë herë nuk munguan pyetjet e mediave , se a do t’i kenë votat për kandidaten e tyre për kryeparlamentare Albulena Haxhiun.

Por Kurti sërish ka zgjedhur të  mos flasë për mediat dhe të  futet i heshtur në Kuvendin e Kosovës.

 Ndryshe pas pak pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës./Indeksonline.