19:00 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kokëulur e me plis të bardhë, plaku kosovar që s’lëshonte flamujt amerikan nga duart!

Sot, më shumë se asnjëherë tjetër u ndje fryma e lirisë, pavarësisë dhe mirënjohjes ndaj shteteve mike, veçmas Amerikës në çlirimin e vendit tonë.

Qytetarë të shumtë anembanë Kosovës, nuk hezituan, morën rrugën drejt Prishtinës thjeshtë për një përshëndetje, në shenjë falenderimi ndaj personaliteteve që dhanë vulë në lirinë që ne e gëzojmë sot, përcjellë Indeksonline.

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane Madeleine Albright, ish-presidenti kroar Stipe Mesiq e ish-gjenerali amerikan Ëisley Clark erdhën për të vizituar kosovarët në 20 vjetorin e çlirimit nga armiku serb, e të cilët u shprehën se janë krenar për misionin e tyre në ndërtimin e paqes.

Në rrugë pavarësisht temperaturave të nxehta u panë edhe persona të moshës së shtyrë, të cilët do të kenë bërë kilometra të shumtë drejt sheshit të kryeqytetit.

Edhe ky plak, që në kokë mbante një plis të bardhë, nuk lëshonte nga dora flamujt amerikan dhe një flamur kroat. Ai ecte në rrugët e shtetit tonë, teksa mbante kokën ulur, por gjesti i tij flet më shumë se çdo gjë tjetër.

Një fotografi sa njëqind fjalë. Një moment për t’u mbajtur mend, e një plak që njeh mirënjohjen, njësoj siç e njeh i gjithë populli shqiptar./Indeksonline/