75 Mall Live Search
10:24 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Kolapsin turizmi në Tajlandë, elefantët përballen me uri

Më shumë se 1.000 elefantë po përballen me urinënë Tajlandë për shkak se kriza e koronavirusit ka zvogëluar të ardhurat nga turizmi.

Një mungesë pothuajse totale e vizitorëve do të thotë se shumë kujdestarë të tyre janë duke u përballur me përpjekje që të sigurojnë ushqim për 4.000 elefantë të robëruar të këtij shteti, të cilët mund të hanë deri në 200 kilogramë ushqim në ditë.

Lek Chailert, themelues i fondacionit Save Elephant, i tha BBC-së: “Nëse nuk ka ndonjë mbështetje të ardhshme për t’i mbajtur mirë, këta elefantë, disa prej të cilëve janë shtatzënë, ose do të ngordhin nga uria ose mund të vihen në rrugë për të lypur”.

Përndryshe, disa elefantë mund të shiten në kopshte zoologjike ose mund të kthehen në biznesin e prerjeve të paligjshme, i cili zyrtarisht ndaloi përdorimin e elefantëve në vitin 1989.

“Është një pikëpamje shumë e zymtë nëse nuk merret ndonjë ndihmë financiare menjëherë”, shtoi Chailert.