16:21 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / A. A

Kolashinac largohet nga Arsenali, rikthehet te Schalke

Mbrojtësi Sead Kolashinac është larguar nga Arsenali pas më shumë se 3 vitesh qëndrim në Londër.

Boshnjaku është rikthyer në Bundesligë, te skuadra që e kishte bërë të njohur ndërkombëtarisht Schalke 04.

Kolashinac ka nënshkruar kontratë 6 mujore, pra deri në përfundim të edicionit.

/Indeksonline/