75 Mall Live Search
13:37 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kolasinac reagon pas përleshjes me banditët

Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac ishin akter të një incidenti në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Disa persona tentuan ta plaçkitnin veturën e Ozil, por boshnjaku, Kolasinac nuk e lejoi një gjë të tillë, shkruan Indeksonline.

Kolasinac u përlesh me banditët duke mos u frikësuar fare edhe pse ata kishin thika në duar.

Pak kohë pas incidentit u njoftua se të dy lojtarët ishin në gjendje shumë të mirë dhe asnjëri nuk ka marrë lëndime.

Ndërsa sot, Kolasinac ka reaguar në Twitter me mbishkrimin: “Mendoj se jemi mirë”.

Bashkë me të në foto ishte edhe Mesut Ozil, ku të dy shiheshin të buzëqeshur dhe në humor të mirë./Indeksonline/