17:55 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kolegët angazhohen për mbledhjen e fondeve, në ndihmë të artistes Burbuqe Berisha

Regjisorja e suksesshme kosovare, Burbuqe Berisha po përballet me një sëmundje, andaj kolegë e miq janë angazhuar në mbledhjen e fondeve që ti ndihmojnë asaj në këtë luftë.

Ata kanë bërë ftesë që të jeni pjesë e një ankandi të pikturave, i cili është një event humanitar, organizuar nga artistët të cilën kanë dhuruar veprat e tyre për të grumbulluar fonde për shërimin e koleges së tyre, artistes Burbuqe Berisha.

Ankandi i shitjes së punimeve artistike mbahet me datë 21 nëntor 2019, në ora 18:00 në Menza Ramiz Sadiku, Prishtinë.

Më poshtë e gjeni njoftimin e Këshillit Organizativ.