75 Mall Live Search
21:57 / E Diele, 09 Korrik 2023 / MSH

Kolegëve ukrainas u bashkohet gazetarja Liudmyla Lukianchenko

Programit “Journalists in Residence – Kosovo”, i është bashkuar gazetarja e radhës nga Ukraina, Liudmyla Lukianchenko.

Në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Lukianchenko u mirëprit nga Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha,

Koordinatori i Terrenit, Adem Sylejmani, Përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Journalists in Residence – Kosovo që është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF e po implementohet nga AGK-ja, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, OSCE Mission in Kosovo, si dhe iniciativa Hannah Arendt.