17:56 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kolegji “Globus” me partner organizon tryezën e diskutimit me temë “Ndërmarrësia e Gjelbër: Ndërtimi i ekonomisë së gjelbër”

Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë, Kolegji Globus me partnerët e saj e ka organizuar tryezën e diskutimit me temë “Green Entrepreneurship: Building Green Economy”.

Në tryezë kishte pjesëmarrës të ndryshëm nga sektori publik, sektori privatë, organizata jo-qeveritar, profesor dhe studentë nga vende të ndryshme.

Gazeta ka intervistuar Prof.dr. Besnik Krasniqi i cili foli për rolin dhe rëndësinë e Ndërmarrësis dhe ekonomin e gjelbër si dhe konkluzionet e dala nga kjo tryezë.

Ai theksoi se: Ekonomia e gjelbër është bërë prioritet i lartë në agjendat për zhvillim të qëndrueshëm të shumë vendeve të botës. Sipas Kombeve te Bashkuara “Ekonomia e Gjelbër është ajo ekonomi në të cilën merren parasysh lidhjet vitale midis ekonomisë, shoqërisë dhe mjedisit dhe në të cilën ndryshohet procesi i prodhimit, dhe shprehitë e konsumit, përderisa së bashku kontribuojnë në një zvogëlim të mbeturinave, ndotjes dhe përdorimit efikas të burimeve , materialet dhe energjia, do të rigjallërojnë dhe diversifikojnë ekonomitë, do të krijojnë mundësi të përshtatshme punësimi, promovojnë tregti të qëndrueshme, zvogëlojnë varfërinë dhe përmirësojnë barazinë dhe shpërndarjen e të ardhurave”.

Për të zhvilluar ekonominë e gjelbër nevojitet një qasja integruese ne politikebërje duke përfshirë shoqërinë, mjedisin dhe ekonominë që është parakusht për politika ekonomike të qëndrueshme. Kalimi në një ekonomi të gjelbër kërkon një mentalitet të ri të të bërit biznes. Ajo gjithashtu kërkon lloje të tjera të aftësive dhe shkathtësive në tregun e punës, që të rinjtë mund të punojnë në sektorë te ndryshëm, dhe të jenë të aftë për të punuar si pjesë e ekipeve shumë-disiplinare.

Për këtë qëllim, sistemi arsimor gjithashtu duhet të rishikohet për të integruar aspektet mjedisore dhe sociale në disiplina të ndryshme. Sistemi i edukimit duhet të fokusohet në mbështetje nevojave të ekonomisë për kërkimi-zhvillim dhe inovacion të teknologjisë. Rritja e kapaciteteve inovative do të mundësojë rritjen e efikasitetit të burimeve duke gjetur burime të reja të lëndës së parë që nuk e dëmtojnë mjedisin. Fusha të tilla si trajtimi i ujërave të ndotura, energjia e rinovueshme, riciklimi dhe rikuperimi i mbetjeve të ngurta, ndërtimi i gjelbër, si dhe pajisjet miqësore me mjedisin dhe teknologjitë industriale, mbeten parakushte për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër. Poashtu, arsimi profesional duhet të ofron pako trajnuese me fokus në “gjelbërimin” e sektorëve të ekonomisë. Për shembull, trajnime që kanë të bëjnë me avancimin teknologjik të sektorit të bujqësisë, duke shfrytëzuar energjinë e ripërtritëshme. Digjitalizimi i këtij sektori do të nënkuptonte zvogëlimin e shfrytëzimit të energjisë dhe njëkohësisht do të sjellte kursime për ndërmarrësit duke e rritur produktivitetin e sektorit.

Për zhvillimin e ekonomisë së gjelbërt një rol për ta ka luajtur edhe sektori privat. “Ndërmarrësia e gjelbër është një aktiviteti i adresimit të vetëdijshëm të një problemi  apo nevoje mjedisore dhe sociale përmes realizimit të ideve sipërmarrëse me një nivel të lartë rreziku, i cili ka një efekt pozitiv në mjedisin natyror dhe në të njëjtën kohë është i qëndrueshëm financiarisht.” Pra, sfida kryesore këtu paraqitet balancimi i qëndrueshmërisë financiare të bizneseve dhe nevojave sociale dhe mjedisore të shoqërisë.

Megjithatë, koncepti i ekonomisë së gjelbër nuk është edhe krejt i pakontestueshëm. Një arsye për këtë është fakti se agjendat e zhvillimit të vendeve të industrializuara, tranzicionit dhe vendeve në zhvillim ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga njëra-tjetra. Vendet e industrializuara janë kryesisht të shqetësuara për tejkalimin e krizës ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe adresimin e ndryshimit të klimës globale. Në anën tjetër, vendet në tranzicion (përfshirë edhe Kosovën) kanë rritur investimet në ekonomi me efikasitet energjetik, shpeshherë pa pasur kujdesin e nevojshëm për mjedisin. Arritja e një ekonomie të gjelbër globale do të kërkojë harmonizimin e këtyre agjendave, dhe vetë konceptit.

Në Kosovë, ndërtimi i ekonomisë globale sado që duket i largët do të ballafaqohet me sfidën e konkurshmërisë së sektorit privat dhe nevojën për reforma të thella në edukim për të përkrahur zgjidhjet inovative në sektorë të ndryshëm të ekonomisë që do të zvogëlojnë shfrytëzimin e resurseve të paripërtritshme, apo edhe do të ndikojnë në zëvendësimin e burimeve tradicionale. Energjia e ripërtritëshme, inovacioni dhe teknologjia dhe ndërlidhja e tyre me sektorët tjerë të ekonomisë duhet të jetë prioritet i politikave qeveritare. Fondet për përkrahje të sektorit privat, qoftë të sponsorizuara nga qeveria apo donatorët, duhet të shoqërohen me stimuj përkatës për aplikantët potencialë që promovojnë praktika të ndërmarrësisë së gjelbër. Qeveria poashtu, mund të promovojë edhe konceptin e prokorimit të gjelbër duke promovuar.